BallinaAktualitetPresioni i Ramës rrezikoi jetë/ Kontrollorët turq nuk njohin pajisjet…

Presioni i Ramës rrezikoi jetë/ Kontrollorët turq nuk njohin pajisjet…

spot_img
spot_img

Sot pritet që të rinisin të gjithë fluturimet në aeroportin e Rinasit, pasi në kullën e vrojtimit qëndrojnë kontrollorë të trafikut ajror nga Turqia. Dosja.al është interesuar pranë ekspertëve të fushës, për të mësuar më shumë rreth aftësisë së përshtatjes së tyre në kullën shqiptare, ndërsa përgjigjet nuk ishin optimiste.

Burime për Dosja.al nga Rinasi kanë bërë me dije se të dërguarit nga Turqia janë zgjuar që në 6 të mëngjesit dhe janë dërguar në “punë” pa i dhënë informacion lidhur me aktivitetin e tyre. Ndërkohë që kanë mbërritur në Shqipëri që dje, kontrollorët turq duket se ende nuk janë “familjarizuar” me Shqipërinë. Po të njëjtat burime për Dosja.al bënë me dije se avionin me vaksinat ditën e djeshme e ka zbritur shefi i kullës.

Ky i fundit mësohet se dje ka ndenjur në turn për 18 orë, gjë reptësisht e ndaluar nga manuali i operimit të kontrollorit të trafikur ajror, pasi maksimumi i punës së tyre është vetëm 4 orë në ditë. Por mesa duket e njëjta gjë do të ndodhë edhe sot, pasi kontrollorët turq nuk dinë ende sesi funksionojnë aparaturat pasi tyret janë të ndryshme nga ato që ndodhen në Rinas.

Shkurt: Para se të zëvendësojnë ndonjë prej kontrollorëve, turqit duhet që të bëjnë “on job training” për të mësuar procedurat dhe për t’u njohur me terrenin e Shqipërisë, ndryshe nuk operojnë dot.

Trajnimi i kontrollorëve bëhet në çdo vend të botës për të marrë licensën përfundimtare, çdo kontrollor duhet të bëjë trajnimin “on job training” dhe të flasë patjetër gjuhën e vendit ku do të operojnë. A dinë vallë kontrollorët turq, shqip?. Kjo pasi në çdo rast problemi duhet që të raportohet në shqip dhe në kohë reale, pasi nuk ka kohë për vonesa. Por këto detaje teknike duket se janë anashkaluar nga qeveria dhe nga Aviacioni Civil vetëm për të mos plotësuar kërkesat e kontrollorëve që kanë dalë në grevë për pagat e tyre. Edhe pse ata janë të pazëvendësueshëm, sërish nga qeveria nuk ka vullnet për të zgjidhur problemin, por vetëm për përçarje dhe shantazh me një mesazh: Zëvendësoheni me një telefonatë. Mirëpo faktet po tregojnë të kundërtën.

I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit, kur kontrollorët e trafikut ajror vendosën të bënin një grevë duke lënë kështu vendin e punës bosh. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular