Kandidati per qarkun e Fierit Luan Baçi takoi nje kryefamiljar në fshatin Dërmenas, me bindje të majta, por i lënë krejtësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor. “Shikoni librezën, 4 mijë lek të vjetra. Jetohet me 4 mijë lek të vjetra? Po na mbajnë njerëzit dikush me rroba, dikush me ushqime, pse kështu do ecim?”, tha ai.
Ai denoncoi faktin se është detyruar të votojë PS-në pasi 2 familjarë të tij janë të punësuar. “Nëse nuk do të votonim PS, do t’i hiqnin nga puna”, tha ai.
Luan Baci teksa vizitoi familjen e cila jeton me lëmoshë, theksoi se jetesa e veshtire e do te ndryshojë pas 25 prillit me zbatimin programin të Partisë Demokratike per shtresat në nevojë.
“Si ju ka shumë familje që jane në gjendje të mjerueshme. Këta vetëm pasurohen për vete. Në 25 prill do të dalim të gjithë për të votuar, të votojmë Partinë Demokratike që të shpëtojmë nga kjo klikë hajdutësh dhe absolutisht do te ketë ndryshim. Te kesh besim te PD dhe te qeveria e ardhshme me kryeministër Lulzim Bashën”, tha Luan Baçi.