Të enjten, Britney Spears tregoi se ajo mori vaksinën COVID së bashku me të dashurin e saj Sam Asghari – dhe ajo ndihet mirë.
“Çfarë keni menduar për vaksinën?” Asghar, pyeti Spears, në kamera.
“Nuk ishte asgjë. Nuk ndjeva asgjë. Jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj të qëndroj mirë.”
Është e paqartë se cilën vaksinë e mori Spears, por tifozët e falënderuan atë në komente për inkurajimin e të tjerëve.
“Mbroni Princeshën tonë të popit me çdo kusht !!” shkroi një fans.
“Mbretëresha imune”, shkruajti një tjetër.
Videoja e Spears në lidhje me vaksinimin vjen disa ditë pasi Mariah Carey shpërndau një video të saj duke marrë vaksinën .
“Efekt anësor i vaksinës”, mbishkroi ajo një postim ndërsa nxori një notë të lartë.