BallinaKryesoreBasha, në Kërrabë: Më 25 prill votoni për ndryshimin, fjala e dhënë...

Basha, në Kërrabë: Më 25 prill votoni për ndryshimin, fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit, fjalë e mbajtur

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë sot në Elbasan, teksa ka ndaluar në hyrje të tunelit të Kërrabës, ku është pritur me entuziazëm nga mbështetësit me flamuj të Shqipërisë dhe të PD. Basha deklaroi se ky tunel është porta që ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanit, teksa dha një mesazh për fjalën e mbajtur në politikë. Kreu i PD theksoi se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jetë themeli i një kulture të re politike që siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën.

“Me dhjetëra herë, ndoshta qindra herë këta muajt e fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës. Të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit, ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre. E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpitë elbasanllinjve dhe banorëve të gjithë qarkut, por jo vetëm për këtë vepër të jashtëzakonshme që shndërroi shumë dimensione të jetës së qytetarëve. Nuk kam ardhur të flas për diçka për të cilën ju keni shprehur vlerësimet tuaja. Por kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike. Siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace, kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pafund, jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, janë qytetarët që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime. Ndodhem këtu për të thënë që më 25 prill duke votuar PD, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për ndryshim, ju do votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha më tej se fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 kur kryesonte listën e PD në këtë qark është një fjalë e mbajtur, ashtu si ajo për heqjen e vizave dhe për futjen në NATO.

“Gjëja e parë që duhet të kemi është një komunikim mes qytetarëve dhe politikanëve, ku fjala boshe, premtimet boshe, tullumbacet elektorale të marrin fund. Fjala e dhënë duhet të jetë fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit, në vitin 2009, kur pata nderin të kryesoja listën e PD për qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur, fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarë është fjalë e mbajtur, fjala e dhënë për anëtarësimin në NATO, është fjalë e mbajtur”, deklaroi Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular