Lulzim Basha po shkon drejt postit të kryeministrit. Zgjedhjet e 25 prillit duket se do të jenë një formalitet sepse kreu i PD dhe lideri i opozitës shqiptare po pritet me madhështi kudo që shkon nga jugu në veri, tregues ky i padurimit të shqiptarëve për ndryshim.
Radha sot ishte e Librazhdit. Pritja që iu rezervua Lulzim Bashës ishte mbresëlënëse. Entuziazmi ishte madh dhe bindja tek fitorja e padiskutueshme. Librazhdi është një zonë që nuk njihet si bastion i PD, por ka ditur të tregojë që e keqja nuk durohet dhe të bëjë kthesën e duhur në momente të caktuara të historisë. Duket se me 25 prill PD do të fitojë një rezultat të mirë në Librazhd dhe më çfarë u pa nga pritja madhështore e qytetarëve mes për mes qytetit dhe e të tjerëve në ballkonet, Lulzim Basha është “votuar” që sot si kryeministër i Shqipërisë. Qytetarët e Librazhdit kanë besim tek Lulzim Basha ndaj sot ishin dyndur të shumtë krah tij, deputetit të tyre Lefter Gështenja si dhe kreu te PD Bujar Vreto duke sfiduar hapur pandeminë.