BallinaPolitikeLuçiano Boçi: Masakër politike në këto 8 vite, Elbasanit i duhet strategji...

Luçiano Boçi: Masakër politike në këto 8 vite, Elbasanit i duhet strategji e posaçme për sektorin turistik

spot_img
spot_img

Në tryezën e sotme kushtuar Turizmit, kandidati për Deputet i PD-së në Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, vuri në dukje masakrën që është bërë gjatë 8 viteve të fundit.

Gjithashtu drejtuesi politik i demokratëve deklaroi se asnjë investim thelbësor, qysh prej ndërtimit të rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike, nuk është bërë për zonat turistike të Elbasanit.

Në deklaratën e tij Luçiano Boçi tha: “Shqipëria ka më shumë monumente kulturore dhe natyrore për frymë edhe se qyteti i Romës. Masakra politike e 8 viteve të fundit e ka mbajtur Elbasanin jashtë hartës së interesit turistik.

Një qark i pasur me potencial turistik gjithë-stinor dhe me thesare kombëtare arkeologjike meriton një strategji të posaçme zhvillimi turistik dhe një financim që nuk do të mungojë”.

Të pranishmit në tryezën e sotme kushtuar Turizmit dëshmuan faktin se Elbasani – qëllimshëm dhe me përbuzje – është trajtuar si gropë e zezë dhe jo si një majë e ndritshme e turizmit shqiptar. I bekuar me ujëra termalë dhe me një investim privat që shërben 50.000 veta në vit – komuna e Treganit nuk ka as stacion policie, as qendër shëndetësore.

Asnjë investim thelbësor, qysh prej ndërtimit të rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike, nuk është bërë për zonat turistike.

Pasuritë arkeologjike që dëshmojnë Albinonin para-osman të shek.të 12-të janë varrosur nën rrugë dhe janë përbuzur. Dhjetëra site të tjera arkeologjike me vlera kombëtare janë neglizhuar, shkatërruar, braktisur.

E vetmja pikë informative e turizmit në qytet është mbyllur. Transporti inter-urban nuk funksionon.

Rikthimi i bujtinave në zonat më piktoreske – nuk mund të ndodhë plotësisht në asnjë kënd të qarkut, nëse ne nuk ndërtojmë marka të mbrojtura të origjinës së kontrolluar. Ky process duhet të përfshijë sipas meje traditën e verës në Librazhd, vajin e ullirit të Elbasanit, etj. Nxitja e këtij nënsektori mund të fillohet me krijimin e Markës së Vajit të Ullirit me Origjinë të MBrojtur. Përvoja europiane në këtë drejtim është shumë e çmuar.

Rajoni autonom i Sicilisë konsolidoi markën e Domateve Qershi – të cilat në cdo treg sot shiten me dyfishin e cmimit të domates së zakonshme. Arsyeja? Marka e mbrojtur dhe e promovuar siç duhet!

Po ashtu ne kemi një pasuri të rrallë bimësh medicinale dhe erzash në të gjithë qarkun. Unë mendoj se Gramshi mund të zgjeronte hartën tonë të turizmit shëndetësor – me qendra recreative të mjekësisë së bimëve – të profilit të mesëm të lartë.

Prania e Llixhave ëhstë një mundësi e shkëlqyer për të ndërlidhur dy ofertat e turizmit shëndetësor.

Ndërtimi i TECHNOPOLIS që ne kemi ideuar dhe do të cojmë përpara – synon krijimin e shanseve gjithashtu për turizmin studentor – përmes programeve të shkëmbimit universitar. Një koncept i turizmit të konferencave mund të mbështetet shumë mirë përmes TECHNOPOLIS në një vizion afat-mesëm. Përvoja britanike është një gjurmë e cmuar e kësaj përvoje.

Në promovim të zonave tona më të mira, për të vizionuar një visitor afatgjatë – unë do t’ju propozoja gjithashtu idenë që Elbasani të kthehet në Qendrën Kombëtare të Skautizmit. Nëse një fëmijë krijon një kujtim të cmuar në këto zona – në moshë të njomë – është e pritshme që ai të rikthehet në të njëjtin vend nesër me fëmijët e tij. Në këtë aspekt – nga pozitat e deputetit që është marrë gjithmonë me arsimin, unë do të shtoja në tour-et e fëmijëve të shkollave zonat turistike të Elbasanit – dhe do të përgatisja një hartë që mund t’i vihet në dispozicion ministrisë së arsimit dhe drejtorive arsimore. Kjo qasje promocionale mund të shtrihet edhe në Kosovë. Nxënësit nga e gjithë Kosova shkojnë deri në Sarandë për të njohur vendin amë. Elbasani është zemra e tij.

Unë besoj se ruajtja fuqishëm e një trekëndëshi të pandarë mes MJEDISIT, TURIZMIT e BUJQËSISË dhe mbikqyrja e premisave mbështetëse – Infrastrukturës, Politikave të Promovimit, Zhvillimit territorial dhe Ofertës – janë kushti i parë i domosdoshëm për t’i dhënë Turizmit lokal një shtytje të re dhe një zhvillim të qëndrueshëm.

Dhe ajo që është vendimtare: Elbasani Meriton një strategji të posaçme për Qarkun, për ta kthyer në destinacion, sipas një plani investimesh që qeveria e re e PD do ta integrojë në projektin e saj kombëtar për turizmin”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular