Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimet nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i dhe fabrikë uji në këtë zonë. Ketij shqetesimi iu bashkuan një sërë organizatash mjedisore si dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Së bashku me banoret ata o mblodhen pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankarta në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit. Më pas ata tentuan të bllokuan rrugën e kombit, duke u përplasur dhe me policinë.
Banorët kanë thyer kordonin e policisë dhe janë ulur në mes të rrugës pranë tunelit në korsinë drejt Kukësit.