Barcelona është mposhtur në El Clasicon e dytë këtë sezon. Pasi fituan ndeshjen e parë 1-3 në Camp Nou, Real Madrid triumfoi edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 2-1.
Ishte një ndeshje interesante, por që kishte edhe shumë shi që i vështirësonte aksionet e të dyja skuadrave.
Kjo u duk edhe tek Lionel Messi me gjestin e tij në minutën e 78-të, i cili po kishte ftohtë.
Kamerat kanë kapur yllin argjentinas duke u dridhur nga i ftohti dhe nuk vonoi shumë kur Messi ndërroi bluzën që kishte veshur dhe fanellën njëkohëssisht.
Gjithsesi ky reagim i Messit u bë viral në rrjetet sociale, ku tifozët shkruanin se ndoshta ndeshja duhej të ndërpritej nga shiu i madh që ra.
Messi ndërroi fanellën dhe vazhdoi ndeshjen, por që nuk arriti t’i ndihmojë dot shokët e tij për të marrë së paku një pikë ndaj madrilenëve.