Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj rezulton e pasigurtë për votën e saj në regjistrin e Partisë Socialiste. Edhe pse i shoqi, që është vetëquajtur Lali Eri drejton prej gjashtë vitesh Bashkinë e Tiranës, Xoxa e ka me dyshime votën për të.
Nga vëzhgimi i listës në database-n e partisë ku janë publikuar të dhënat e 910 mijë qytetarëve, rezulton se Xoxa në vitin 2013 ka votuar Partinë Socialiste.
Në rreshtin e tabelës ku shkruhen informacionet për drejtimin e se ku mund të votojë personi në fjalë, për gruan e kryebashkiakut, nuk ka informacion. Ku e zhgënjeu vallë Lali Euro të shoqen?