Ndeshja më e çuditshme në histori/ Skuadra luan me shtatë lojtarë, arbitri detyrohet të…

5
214

Në superligën e Kolumbisë skuadra Rionegro Aguilas u detyrua të luante kundër Boyaca Chicos me vetëm shtatë lojtarë, për shka të rasteve me COVID-19 dhe dëmtimeve që kishte në skuadër. Megjithatë, Federata vendosi që ndeshja të zhvillohet. Prandaj, Rionegro Aguilas u paraqit me lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion: vetëm 7 nga të cilët 2 portierë.

Çdo gjë është e dokumentuar më së miri përmes rrjeteve sociale, ku ekipi, duke filluar nga grumbullimi, tregoi mosbesimin për atë që po ndodhte. Në fillim, Aguilas u rreshtua me skemën 2-1-2-1 dhe portierin e dytë në mbrojtje. Imazhet shkuan menjëherë nëpër botë me Marca dhe ESPN të cilët treguan këtë histori të pabesueshme.

Për çudi, Aguilas ia doli t’i bëjë ballë kundërshtarit për 57 minuta, para se të pësonte tri gola dhe të humbiste me shifrat 3-0.Ndeshja u pezullua pasi lojtari i Aguilas Giovanny Martinez u dëmtua në minutën e 79-të dhe sipas rregullave një ndeshje nuk mund të luhet me gjashtë lojtarë në fushë me gjyqtarin që vendosi të mbyllte takimin.

Para ndeshjes Agulas shkroi në Twitter: “18… na falni, 7 lojtarët e thirrur për ndeshjen më të pabarabartë në histori”. Ndërsa pas ndeshjes, klubi shkroi: “Ne e humbëm ndeshjen, por do ta fitojmë betejën kundër COVID-19. Ne jemi shumë krenarë me ju, djem”.

5 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2021/04/12/ndeshja-me-e-cuditshme-ne-histori-skuadra-luan-me-shtate-lojtare-arbitri-detyrohet-te/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: startnews.news/2021/04/12/ndeshja-me-e-cuditshme-ne-histori-skuadra-luan-me-shtate-lojtare-arbitri-detyrohet-te/ […]

Comments are closed.