BallinaAktualitet"Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike"/ Presidenti Meta mbështet protestën e banorëve...

“Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike”/ Presidenti Meta mbështet protestën e banorëve të Zall-Gjocajt

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka mbështetur banorët e Zall-Gjocajt, të cilët kanë protestuar në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet.

Postimi  Metës

Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet. Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike!

I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit. Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit!

25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular