Talenti shqiptar, Kastriot Imeri ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, teksa ka shënuar në fitoren e Servet në Zvicër ndaj Zyrihut.
Mesfushori 20-vjeçar u fut nga stoli në minutën e 67’, teksa vetëm dy minuta më vonë ia doli të dërgojë topin në rrjetë, duke shënuar golin e dytë për Servet.
Pas një pasimi të marrë jashtë zone, Imeri lëshon një gjuajtje shumë të fortë nga rreth 30 metra distancë, me topin që ndalet në fundin e rrjetës. Ky është goli i tretë sezonal për Imerin në këtë sezon, teksa vetëm 5 ditë më parë shënoi dopietë në Kupë ndaj Vevei.