Pas publikimit të një data baze të Partisë Socialiste ku rreth 900 mijë qytetarë kanë patronazhistin e tyre, akademiku Artan Fuga e konsideron qesharake.
Ndërsa publikon të dhënat për emrin e tij dhe patronazhistin, Fuga shprehet me ironi se tani e kupton që i ndodhin ca gjëra të çuditshme.
“Hahahahahahahahahahahahaha!
Tani kuptoj se përse më ndodhin ca gjëra të çuditshme!
Qesharakë!”, shkruan Fuga.
Më tej, ai u përgjigjet komentuesve nëse personin që e ka në patrionazh do ta ftonte për kafe.