Autoritetet shëndetësore në SHBA po bëjnë thirrje për pezullimin e vaksinës “Johnson & Johnson”, pas raportimeve për mpiksje gjaku.
Sipas FDA, gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut ishin zbuluar në më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës, raporton “BBC”.
Ditën e djeshme u hap drita jeshile, ku nisi shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian. Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin.