BallinaKryesoreAvokati zbulon skandalin: Ja përse të dhënat personale janë gjeneruar nga e-Albania

Avokati zbulon skandalin: Ja përse të dhënat personale janë gjeneruar nga e-Albania

spot_img
spot_img

Prej ditësh në Shqipëri ka një debat në lidhje me database e Partisë Socialiste, e cila ka të regjistruar të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti i publikuar nga portali Lapsi.al përmban të dhënat personale të secilit prej zgjedhësve, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës. Pas daljes së këtij lajmi, opozita ka akuzuar qeverinë Rama se i ka marrë këto të dhëna duke përdorur portalin e-Albania dhe për këtë kërkon nga SPAK që të hetohet.

Por akuzat janë hedhur poshtë nga PS-ja, duke mohuar se këto të dhëna janë marrë nga portali e-Albania, pasi sipas zyrtarëve socialistë, ai database funksionon prej kohësh në selinë e PS-së.

Por avokati Redi Ramaj më anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se këto të dhëna janë marrë nga ky portal i qeverisë. Ai e bazon këtë qëndrim të tij duke krahasuar të dhënat e gjetura në sistemin e patronazhit të PS-së me ato të portalit e-Albania.

“Të dhënat e publikuara në media që mendohet se përdoren nga PS janë marrë me siguri nga e-Albania! Personalisht këtë provoi nga numri i  telefonit, të cilin e ka gjeneruar gabimisht sistemi i e-Albania jo të saktë! Kjo situatë ku përdoren të dhënat e hedhura në një portal shtetëror ka vetëm një zgjidhje, kallëzim penal në Prokurori. P.S Kisha shumë dëshirë ta njihja këtë patronazhisten time, sepse qenka misterioze…”, shkruan Ramaj.

Avokati zbulon skandalin: Ja përse të dhënat personale janë

Avokati zbulon skandalin: Ja përse të dhënat personale janë

Avokati zbulon skandalin: Ja përse të dhënat personale janë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular