Duket se sukseset për të nuk kanë të mbaruar. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj. Një nga këngët më të suksesshme të saj “Meant to be”, ka arritur tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.
Lajmin e gëzueshëm, Rexha e ndau me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, të cilat u kryen në Albuquerque të New Mexico.
“Një miliard dëgjime në Spotify”, shkroi 30-vjeçarja në InstaStory.
“Meant to Be” është një këngë e zhanrit më popullor në Amerikë, ‘cuntry’, e cila erdhi në bashkëpunim me grupin e famshëm amerikan kultivues të këtij zhanri, Florida Georgia Line.
© SYRI.net