Nga Bujar Leskaj
Zhvilluam së bashku me kandidatin për deputet, z. Arbi Agalliu, dy takime të veçanta me banorë të Orikumit dhe anëtarë të strukturave të PD Orikum.
Vështirësitë që përjetojnë banorët e Orikumit i dallon sa u jep dorën, pa filluar t’i tregojnë. Papunësia, harresa nga pushteti vendor e qendror, mungesa e ujit të pijshëm, furnizimi me energji elektrike, infrastruktura problematike dhe rrugët e pashtruara, largimi masiv i rinisë nga kjo zonë janë disa nga shqetësimet kryesore.
Z. Arbi Agalliu foli për programin e Partisë Demokratike, zbatimi i të cilit do të ndryshojë realisht jetën e banorëve të zonës.
Në fjalën time u garantova miqve nga Orikumi se kryetari Basha dhe Partia Demokratike, NE, kemi një plan real për të fuqizuar ekonominë dhe krijuar mundësi punësimi për të gjithë; duke krijuar realisht shanse për të gjithë qytetarët. Orikumi do të zhvillohet me Partinë Demokratike në pushtet, turizmi i zonës do të njohë zhvillimin që meriton.
Shqipëria ka nevojë për Ndryshim që jetët e qytetarëve të Orikumit të përmirësohen – që të kenë më shumë vende pune, për t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë në Shqipëri, për të përmirësuar jetën tonë.
Folëm për programin e Partisë Demokratike dhe angazhimet e kryetarit Basha, të cilat do të bëhen realitet që në mandatin e parë qeverisës.
U kërkova banorëve të Orikumit që në 25 prill të votojnë masivisht Partinë Demokratike, që së bashku të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!
Në 25 Prill: Voto 9, Partia Demokratike!
#ShqipëriaFito❤n🇪🇺🇺🇸🇦🇱🇦🇱🇦🇱
#VloraFit❤n✌✌✌✌✌
#OrikumiFit❤n✌✌✌✌✌
#SëBashkuPërNdryshimin💪💪💪💪💪