BallinaAktualitetDatabaza e PS-së/ Klevis Balliu: Sulm ndaj sigurisë kombëtare, të merret në...

Databaza e PS-së/ Klevis Balliu: Sulm ndaj sigurisë kombëtare, të merret në pyetje Erion Veliaj

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e ka konsideruar sulm ndaj sigurisë kombëtare databazën e Partisë Socialiste me të dhënat e 910 mijë qytetarëve.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Balliu ka thënë se pas vjedhjes së të dhënave fshihet kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe sipas tij autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje më ngjarjen në fjalë që prej ditësh ka qenë kryefjalë e mediave, politikanëve dhe analistëve

“E para ajo tregon pasaktësi të mëdha për disa persona. Tregon një punë të dobët. Janë përdorur të dhënat personale të qytetarëve, në mënyrë që të mësohet se me cilën parti janë. Këto të dhëna janë vjedhur nga shtetit për t’u futur në funksion të një partie

Aty ishte dhe emri i kreut të shërbimeve informative. Ai është një zyrtar që merret me misione sekrete dhe këta i marrin të dhënat personale. Kjo është një dhunë krim, sulm ndaj sigurisë kombëtare. Është kulmi i kulmit. Të marrësh të dhënat e qytetarëve për një fushatë elektorale është një nga krimet më të pafalshme.

Deri më tani nuk ka asgjë nuk është arrestuar askush, dhe fakti është se këto kanë ardhur nga Bashkia e Tiranës, se nuk ka sesi që në një krim të tillë të mos merret një mostër e politikës shqiptare siç është Erion Veliaj, i cili merret me këto krime.

Ai ka në funksion krimet politike. Sot duhet të ishte marrë me patjetër në pyetje, duhet të ishte arrestuar për ato miliona euro pisha. Erion Veliaj ka bërë një nga krimet më të mëdha të Shqipërisë duke shkatërruar Teatrin Kombëtar për ndërtimin e pallateve. Ka pallate bosh që përdoren vetëm për pastrim parash. Është përfaqësuesi i Ndraghetës në Shqipëri dhe nuk ka asnjë hetim për të”, tha Klevis Balliu.

Ndër të tjera ai ka thënë se SPAK duhet të marrë menjëherë  masat e nevojshme dhe të arrestojë ata që fshihen pas këtij krimi, siç e konsideron Balliu.

Pyetje: A gjykoni se përdorimi i këtyre të dhënave po i shtron rrugën një tensionimi politik, apo SPAK duhet të thotë fjalën e tij?

Klevis Balliu: SPAK duhet të ndërmarrë urgjentisht hapat e nevojshme për të vënë para drejtësisë, ata që kanë bërë këtë krim. Po ashtu ai ka shtuar se janë një grup personash që kishin mundësi të futeshin në server.

Pyetje: Cilët janë indiciet se këto kanë dalë nga Bashkia?

Klevis Balliu: Personat të cilët e kanë publikuar e kanë deklaruar publikisht në media se këto po bëhen në Bashkinë e Tiranës, atëherë ky njeri pse nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje. Sipas informacioneve ato kishin një kod që vetëm disa persona e kishin që mund të futeshin në server. Ka një numër të caktuar personash që merren me këtë punë, po këto janë të caktuar nga Erion Veliaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular