Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e dy punonjësve të policisë në zonën e Mamurrasit.
Ndue Zefi, 28 vjeç dhe Gjon Fufi, 40 vjeç, po kërkohen nga policia pasi nuk iu bindën patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Mësohet se Zefi dhe Fufi janë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.
“Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Punonjësit e policisë të patrullës, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, së bashku me qytetarin që kanë mbetur të lënduar, shtetasin Nikoll Vorfi, janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.