BallinaBotaKina përpiqet të mbushë hendekun 'tronditës' të vaksinimit mes vendeve

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

spot_img
spot_img

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë të rregullt të shtunën se “ekziston një çekuilibër tronditës në shpërndarjen globale të vaksinave”.
Nga mbi 700 milionë dozat e vaksinave të marra globalisht deri tani, vendet më të pasura kanë marrë mbi 87 për qind, përkundrejt vetëm 0.2 për qind për vendet me të ardhura të ulëta, sipas një raporti të OBSH-së.
Kina vazhdon të jetë një përkrahëse e barazisë globale të vaksinimit.
Deri më 30 mars, Kina ka ofruar ndihma vaksinash për 80 vende dhe tre organizata ndërkombëtare dhe bashkëpunon për kërkim-zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave me mbi 10 vende, tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.


Gjatë javës së kaluar, Kina i dhuroi Libanit dy kontigjente të vaksinës Sinopharm COVID-19 dhe një kontigjent prej 150 mijë dozash në El Salvador.
Dy vaksinat kineze COVID-19, nga Sinovac dhe Sinopharm, janë në fazën përfundimtare të vlerësimit për Listën e Përdorimit të Emergjencave të OBSH-së dhe “vendimi përfundimtar” do të merret midis 26 prillit dhe 3 majit.
Gjatë javës së kaluar, tre vende të tjera miratuan vaksinat kineze COVID-19 për përdorim: Panamaja dhe Pakistani miratuan Sinovac-un, ndërsa Kili vaksinën e CanSino-s.
Të mërkurën, Ekuadori mori kontigjentin e parë të vaksinës së blerë Sinovac dhe kontigjentin e dytë të shtunën, dërgesa të cilat u pritën në aeroport nga presidenti Lenin Moreno dhe ambasadorin kinez në Ekuador Chen Guoyou. Deri tani, kjo ishte ngarkesa më e madhe e dozave të vaksinave të marra nga vendi amerikanojugor, duke përshpejtuar programin kombëtar të imunizimit të popullatës, sipas Xinhua-s.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular