Një nënë e një fëmije, me profesion gazetare, u rrëmbye për disa minuta nga ish-i dashuri i saj, i cili, pasi e futi me forcë në automjet, e goditi atë duke e dhunuar.
Burime të policisë pranë komisariatit numër 1 në Tiranë, treguan se si një patrullë policie iu vu pas automjetit ku u mbajt për pak minuta gazetarja, teksa ish-i dashuri i saj u përpoq të shpëtonte, duke udhëtuar kundravajtje.
Gazetarja, kujton në kallëzimin e dorëzuar policisë, se sapo pa një makinë policie në rrugë, ajo u përpoq të devijonte timonin e makinës, si të vetmen mënyrë për të tërhequr vëmendjen e efektivëve.
Gazetarja pohon në polici, se është dhunuar e kanosur vazhdimisht nga ish-i dashuri, me inicialet A.K., i cili përfundoi në pranga.
Rrëfimi i gazetares
Që nga muaji janar 2021, e reja këmbëngul se dhuna ndaj saj ka qenë e vazhdueshme
“Ky person erdhi poshtë shtëpisë sime dhe po më priste rreth orës 8.30 të mëngjesit. Vura re ish-të dashurin me mjetin e tij, “Toyota Corolla” dhe po më ndiqte pas duke më bërë telefonata të vazhdueshme. Ai kërkoi që unë të qëndroja me të, por unë vazhdova rrugëtimin tim, derisa mbërrita në vendin e punës”.
Gazetarja shton se gjatë gjithë ditës, i dashuri e priti në ambientet e jashtme.
“Në këtë çast, ai më doli përpara derës së zyrave dhe menjëherë më kapi nga krahu, duke më detyruar me anë të presionit dhe të kërcënimeve, që unë të hipja në makinë”, – mësohet sipas burimeve të GazetaSi.al, të ketë shpjeguar ajo.
Sipas saj, vajza i kërkoi ish-partnerit ta linte të qetë, por ai e ka goditur me shpulla.
“Ky person më mori zvarrë, më hipi në makinë dhe në një moment, më futi duart në fyt”, – tregon 40-vjeçarja, e cila kujton se për t’u vetëmbrojtur, ajo e ka goditur me telefon në kokë.
“Ndërkohë unë kërkova ndihmën e banorëve të zonës, por ai vazhdonte të më gjuante në kokë dhe më kërcënonte mua dhe jetën e fëmijës tim”.
Teksa ish-i dashuri i me gazetaren në makinë, ka vijuar udhëtimin, e reja ka vërejtur një makinë policie dhe aty ka manovruar, duke e kapur vetë timonin.
“Pasi e arrestuan, policia më këshilloi të shkoja në komisariat të denoncoja. Ky person më ka dhunuar dhe herë tjetër, por ai premtoi se nuk do më shqetësonte më”.