Një aksident i rëndë u shënua gjatë orëve të pasdites në aksin Librazhd-Përrenjas. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën duke lënë të lënduar tre persona, midis të cilëve edhe një grua me shtetësi maqedonase, në gjendje të rëndë. Midis të plagosurve është edhe këngëtari i njohur i muzikës popullore, 44 vjeçari, Astrit Belba.
Ai është transportuar për ndihmë në Spitalin e Elbasanit ku pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.
Të plagosurit e tjerë janë Lulzim Skura 32 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Elbasanit, Muhamet Çela 69 vjeç, dhe një çift nga Struga që udhëtonte në “Benz”, Armenda Iljazi 46 vjeç dhe Mevlud Iljazi 47-vjeç.
Armenda Iljazi ndodhet në gjendje kome si pasojë e dëmtimeve që ka pësuar nga aksidenti dhe u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa bashkëshorti Mevlud Iljazi është jashtë rrezikut nën kujdesin e mjekëve në Librazhd.
Dy makina e përfshira në aksident janë një “Benz” dhe një “Volksëagen” e cila ka përfunduar jashtë rrugë.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar.