Në xhamitë e Kosovës është falur mbrëmë namazi i teravisë së parë që shënon edhe fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Në këtë vit faljet e këtyre namazeve që janë karakteristike për muajin e Ramazanit po bëhen në numër të kufizuar për shkak të situatës së pandemisë në vend.
Osman Mavraj është 91-vjeçari nga Vrella që ka agjëruar 77 Ramazanë. Ai tha në “Alarm”, se është gati për ta agjëruar Ramazanin e 78-të.
“Atëherë kur kemi qenë të ri, Ramazani ka qenë më i mirë, ka pasur më lezet. Tashmë është më lehtë të agjërosh”, u shpreh Mavraj.