BallinaKronike“Sherri për një pjatë sallatë”/ Vëllai i Bilbil Shirjes që dogji gruan...

“Sherri për një pjatë sallatë”/ Vëllai i Bilbil Shirjes që dogji gruan dhe u vetëvra tregon ngjarjen: Nuk kishte probleme nderi apo ekonomike, por…

spot_img

Vëllai i Bilbil Shirjes, personit që dogji gruan në makinë e më pas u vetëvra tregon për marrëdhënien e çiftit, që humbën jetën në ngjarjen tronditëse të 10 prillit, në Golem të Kavajës.

Tre muaj më parë, Fëllënza Shirja kishte bërë kërkesë në Gjykatë për t’u ndarë ligjërisht nga bashkëshorti dhe sot do të ishte seanca e parë. Sipas Hasan Shirjas, vëllait të Bilbilit, çifti nuk kishte probleme aq serioze sa për të arritur në këtë pikë. “Ka pasur disa kontradikta, por jo deri në këtë shkallë. Bashkëshortja ishte te babai i vet, ky ishte këtu me ne, i qetë fare, nuk kishte asnjë problem.

 

Të gjithë ishim dakord për t’u pajtuar se nuk ka pasur probleme nderi apo ekonomike, vetëm disa probleme në çift. Ajo ishte në punë të vet, te babai, punonte në një fasoneri. Ky i ka thënë të jap hyrjen, ti rri me fëmijët”, tregon Shirja. Sipas tij, Bilbili nuk ishte dakord për divorc. “Bilbili nuk ishte dakord, sherri i këtyre është për një sallatë, më bëj një sallatë, nuk e bëj dhe aty plasi sherri. Erdhi babi e mori Fëllënzën”, u shpreh vëllai i autorit të krimit të dyfishtë.

DESHMIA

Hasan Shirja, vëllai i Bilbilit, tregon çfarë ndodhi në 10 prill. “Ka dalë në mëngjes rreth orës 5 e ca, kur më merr çuni më pyeti a di gjë ku është Bilbili. Po digjej një makinë, mora vesh pastaj që e shoqja ishte djegur, ai ishte varur me rrobat e trupit. Çuni pardje mbushi 18 vjeç, vajza tani mbaroi shkollën e lartë. Nuk ta merrte mendja, ka qenë si të gjithë njerëzit e tjerë. Trupat nuk janë varrosur akoma, po presim vajzën”, tregon Hasan Shirja. Sipas tij, xhelozia nuk ishte shkak e krimit makabër. “Nuk është e vërtetë për shkaqe xhelozie.

Ai ka dashur të bashkohet, e çonte me makinë, ajo nuk ka qenë ‘e hedhur’ që ai të kishte xhelozi. Ajo nuk ka bërë ndonjëherë denoncim për të”, thotë ai. Fëllënza Shirja, 45 vjeçe, u gjend e djegur brenda automjetit të familjes, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Bilbil Shirja u gjend i varur në një pemë rreth 30 metra nga makina. Ngjarja ndodhi në fshatin Kryemëdhenj në Golem të Kavajës. Dyshimet e grupit hetimor janë që ish-bashkëshorti i saj Bilbili për shkak të xhelozisë e ka marrë bashkëshorten dhe e ka djegur të gjallë brenda automjetit tip “Audi”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular