BallinaKryesoreSocialistët në Durrës i bashkohen PD. Petrit Aliaj në zonën e ish-Kënetës:...

Socialistët në Durrës i bashkohen PD. Petrit Aliaj në zonën e ish-Kënetës: Kam votuar 22 vjet PS, por jam i zhgënjyer. Do votoj ndryshimin!

spot_img
spot_img

Socialistët në Durrës i bashkohen PD. Petrit Aliaj në zonën e ish-Kënetës: Kam votuar 22 vjet Partinë Socialiste, por jam i zhgënjyer. Do votoj ndryshimin!

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME BANORË NË ZONËN E ISH-KËNETËS NË DURRËS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Durrësit, është pritur me entuziazëm nga banorët e ish-Kënetë. Në takim kanë marrë pjesë edhe të majtë që i janë bashkuar ndryshimit më 25 prill.

“Unë quhem Petrit Aliaj, votoj në Durrës që 22 vite Partinë Socialiste, i zhgënjyer. Do votoj Partinë Demokratike. Gjithë socialistëve ju kërkoj të votojnë Partinë Demokratike. Kjo është e ardhmja. I gjithë farefisi Aliaj, votojnë Partinë Demokratike!” – u shpreh Petrit Aliaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se nuk ka forcë që e ndal ndryshimin, ku për këtë ka falënderuar edhe të majtët në veçanti të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e  përgjegjësisë qytetare.

Më poshtë fjala e kryetarit Lulzim Basha para banorëve të ish-Kënetës në Durrës.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, dita po mbaron por energjia e durrsakëve për ndryshim nuk mbaron kurrë! Ditë e natë  bashkë për ndryshim! Ja ku jemi të gjithë bashkë, e shoh dhe një lumë njerëzish që po na afrohet dhe mbi të gjitha jemi bashkë në çdo kuptim, sepse në mesin tuaj ka demokrat qëndrestarë, ka banorë të kënetës, ka votues të pavendosur që deri dje nuk besonin, por që sot janë këtu se besojnë tek ndryshimi, ka socialist vëllezër dhe motra tona që janë bashkuar me ndryshimin sepse kanë kuptuar se jo 4 vjet të tjera por as 4 orë të tjera nuk mban dot as Durrësi, as Shqipëria. Ndaj 25 prilli është dita për ndryshim. Dua t’i përshëndes të gjithë ata durrsakë dhe shqiptarë socialistë të cilët me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e  përgjegjësisë qytetare. Dua t’i falënderoj dyfish sepse ata janë dyfish të zhgënjyer. Sepse ata votuan dhe mbështetën Partinë Socialiste por sot e kanë të qartë që e vetmja mënyrë për familjet e tyre, për Shqipërinë, për fëmijët e tyre për të ndryshuar është të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim. Ndaj, ju them mirë se vini! Mirë se vini në betejën për ndryshim dhe i garantoj se politika e përçarjes të shqiptarëve do të marrë fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 me 25 prill. Këtu po hapet një shesh nga ato që janë premtuar me shumicë për të bërë përshesh. Për kë po hapet ky shesh. Për banorët e pallateve të Durrësit që t’ju grabisin trojet e pallateve të tyre, pse nuk ka transparencë. Me ne rindërtimi i shtëpive të durrsakëve dhe i të gjithë banorëve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të kenë të garantuar, një, transparencë, dy, rivlerësim real të dëmit sipas denoncimeve të qytetarëve. Ata që kanë pasur dëmin e lartë dhe që pastaj ja kanë ulur dëmin, do t’ju rivlerësohet dëmi dhe do të marrin dëmshpërblimin menjëherë ashtu siç e meritojnë. Dhe tre, banorëve në zonat urbane dua t’ju ri deklaroj dhe një herë se kemi, sot, gati ekipin e urbanistëve, arkitektëve, inxhinierëve më të zotë që ka Shqipëria dhe se jo vetëm që nuk do ta frenojmë por do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit sepse ne do të kemi besimin e institucioneve europiane, sepse ne nuk do të bëjmë tendera sekretë, pa garë, për t’ju dhënë milionat e shqiptarëve kushërinjve të pushtetarëve. Por do të bëjmë të mundur brenda kohës më të shkurtër rindërtimin e banesave të qytetarëve të Durrësit, aty ku i kishin. Vëllezër dhe motra nuk ka forcë ta ndalë ndryshimin. Më 25 Prill të gjithë drejt kutive të votimit votojnë numrin 9, votojnë ndryshimin! Zoti e bekoftë Durrësin! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular