Kordinatori politik i PD-së në Korçë, Edmond Spaho takoi feremerët e fshatit Neviçisht dhe Kuç i Zi, ku dëgjoi braktisjen totale të bujqësisë nga shteti në këto 8 vite dhe specifikisht bllokimin e shitjes së mollëve.
Zoti Spaho tha se kriza në bujqësi vjen nga mbështetja që qeveria i bën mallrave të importit, ndërsa më qeverinë e Lulzim Bashës do të rriten referencat, sapo prodhimi shqiptar të hyjë në treg.
“100 milion euro të përvitshme do të japë qeveria Basha për fermerët në varësi të sasisë së prodhimit dhe sipërfaqes së tokës. Ne mendojmë se pa u zhvilluar bujqësia nuk do të ketë ekonomi të fortë në Shqipëri, pasi në fshat jeton gjysma e popullsisë dhe nxirret 20 përqind e prodhimit të brendshëm. Përveç 100 milion subvecione, do të investohen 50 milionë euro në rrjetin kullues, vaditje dhe mekanikë bujqësore në mënyrë që bujqësia shqiptare të bëhet konkuruese me vendet e rrajonit.
Vendimi i parë i Bashës kryeministër, do të jetë heqja e taskës së qarkullimit që do të sjellë uljen e çmimit të karburantit për të gjithë fermerët dhe familjarët në fshat.
Më pas zoti Spaho shpjegoi dhe politikat e tjera mbështetëse si, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe vendosjen e fashës prej 300 kilovatorë për familjet në pamundësi ekonomike, dyfishimin e ndihmës ekonomike në 160 mijë lekë, si dhe rritja e pagës dhe pensioneve me 25 përqind.
Shteti tha ai do të paguajë tarifat e universitetit dhe masterit për familjet e fshatit, të cilat kanë të ardhura nën 640 mijë lekë dhe për të rritur shoqërinë do të paguhet çdo lindje 30 mijë lekë në muaj, për 5 vite.