Të shtëna më armë janë regjistruar sot në Mamurras, ku për pasojë janë plagosur dy punonjës policie. ndërsa dyshohet se një persen është plagosur.
Gazetari Andi Shota raporton për ‘BalkanWeb’ se policët janë plagosur në këmbë në rrethana ende të paqarta. Po ashtu mësohet se policët janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, forcat e rendit ka konstatuar policët e plagosur. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në një lidhje telefonike për ‘News24’ se policët aktualisht po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa nuk dihen nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj tyre apo ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe një zënkë mes tyre.