Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim shkruan në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin ndonjë parti të veçantë në zgjedhje dhe as kandidatë të tillë
Sipas saj, SHBA paralajmëron ata që tentojnë të blejnë votat dhe të frikësojnë votuesit.
“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”-shkruan Kim.
Reagimi vjen pas intervistës që ajo dha në TVSH, ku deklaroi midis të tjerash se shqiptarët “Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë”.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale duke u përhapur gjerësisht.