BallinaKronikeAutomjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja 19-vjeçare, e fejuara...

Automjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja 19-vjeçare, e fejuara e drejtuesit (EMRI)

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë. Një 19-vjeçare me emrin Elsa Meçi ka ndërruar jetë pasi automjetit tip ‘’Audi’’ duke shkuar për në plazh ka dalë nga rruag.

Pasagjerja Elsa Meçi, nuk i ka mbijetuar plagëve kurse janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, Vilson Hoxha dhe pasagjeri tjetër i paidentifikuar.

Mësohet se viktima është e fejuara e drejtuesit të mjetit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:25, në rrugës nga Divjaka për në plazh, automjeti tip “Audi“, me drejtues shtetasin V. H., 25 vjeç, banues në Divjakë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në mjet, shtetasja E. M., 19 vjeçe, banuese në Zharrnec, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri ende i paidentifikuar, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular