BallinaPolitikeBujar Leskaj dhe kandidati Gëzim Ademaj i prezantojnë programin e PD komunitetit...

Bujar Leskaj dhe kandidati Gëzim Ademaj i prezantojnë programin e PD komunitetit çam të Vlorës

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj

Një javë përpara mbylljes së fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021, organizuam një takim me komunitetin e nderuar çam të qytetit të Vlorës
Në takimin e organizuar në zonën e “Plazhit të vjetër” me rreth 500 qytetarë, anëtarë të PD dhe pjesëtarë të paangazhuar të komunitetit çam u prezantua programi i Partisë Demokratike dhe kandidati me origjinë çame, z. Gëzim Ademaj.
Vendi i organizimit ishte përzgjedhur në mënyrë simbolike. Në sfond ishin shtëpi të banorëve të këtij komuniteti, të cilat do të prishen sipas një plani të sektit Rama, i cili synon t’i grabisë për t’ua dhënë oligarkëve.
Ishte impresionuese pjesëmarrja dhe entusiazmi i qytetarëve çamë, të cilët tek Partia Demokratike kanë gjetur shtëpinë e tyre të dytë. E tashmja dhe e ardhmja ngrihen mbi kujtesën, mbi vuajtjet dhe persekutimet e këtij komuniteti.
Ansambli tradicional çam interpretoi vallet e “Osman Takës” dhe “Tumankuqen”, ndërkohë që emocion solli interpretimi i një poezie shumë të ndjerë për Çamërinë.
Përshëndetën kryetari i PDIU për Vlorën z. Besmir Brahimi, nënkryetari i PD Vlorë Edmond Fetahu.
Z. Gëzim Ademaj foli për diskriminimin gjeografik të çamëve në Vlorë dhe i ftoi të gjithë anëtarët e komunitetit për të votuar për numrin 9, për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim.
I falenderova pjesëmarrësit në këtë takim për entusiazmin, mbështetjen e tyre dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike, si pjesë e koalicionit, i cili në 25 prill do të fitojë për Shqipërinë, do të fitojë për Ndryshimin.
“Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë.
Qyteti i Vlorës ka pasur me dhjetëra intelektualë nga komuniteti çam, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në jetën, kulturën, arsimin, sportin, shkencën dhe politikën e qytetit tonë. E, pra, kontributi i qytetarëve çamë edhe në këto zgjedhje do të jetë shumë i rëndësishëm për fitoren e Partisë Demokratike, ashtu siç ishte në vitin 1992, 1996, 2005, në të gjitha fitoret tona.”- thashë në fjalën time.
Fola për gjendjen ekonomike e sociale të qytetit të Vlorës dhe të Shqipërisë, për varfërinë e ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, për mungesën e perspektivës, për Vlorën e fasadave dhe të thelbit të ndryshkur, për braktisjen masive të Shqipërisë e Vlorës nga rinia; për diskriminimin, jo vetëm gjeografik, por edhe politik e social, që i është bërë këtij komuniteti të urtë e punëtor nga ana e sektit Rama në këto tetë vite të pushtetit të tyre. Për herë të parë në listën e PD ka tre përfaqësues nga ky komunitet duke i ftuar të gjithë të pranishmit që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular