Nga Bujar Leskaj
Organizuam takimin e punës nga Bordi i Biznesit për të shpalosur programin e Partisë Demokratike për turizmin në Vlorë, program, i cili është derivim i programit të Partisë Demokratike!
Pjesë në këtë seminar ishin biznesmenë të qytetit të Vlorës, të cilët operojnë në fushën e turizmit dhe të hotelerisë
Ky seminar ishte veprimtari e suksesshme që konkretizon bashkëpunimin mes PD, Bordit të Biznesit, bashkëpunim që do të jetë i vazhdueshëm, në dobi të palëve dhe interesit publik dhe të ofrojë debat të gjerë gjithëpërfshirës në lidhje me zhvillimin dhe perspektivën e biznesit në fushën e hotelerisë e turizmit, jo vetëm në Vlorë, por edhe në sferën mbarëshqiptare.
Rudin Malaj foli për operatorët turistikë, të cilët operojnë në qarkun e Vlorës, por që nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti. Ai theksoi se nga operatorët turistikë është kërkuar me forcë një unifikim i sistemit tatimor, por edhe kërkesa e kahhershme e tyre që Vlora të ketë një turizëm gjithëpërfshirës, gjatë gjithë vitit; një turizëm kulturor, historik, etj.
Në fjalën time theksova se disa nga pikat e programit tonë për turizmin për shndërrimin e qarkut Vlorë në një destinacion turistik gjithëvjetor do të jenë:
1. PD brenda vitit 2021-2022, do të kthejë qarkun e Vlorës ne nje destinacion turistik gjithevjetor, me oferta te qarta te turizmit të diellit dhe detit, të turizmit kulturor dhe historik, të turizmit arkeologjik dhe të aventurës, të atij natyror, gastronomik dhe të agroturizmit.
2. Do të zgjidhë përfundimisht problematikën e derdhjes së ujërave të zeza në det dhe të furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike në bregdet.
3. Suport në promovimin e paketave turistike të tour- operatorëve, programe qeveritare për zhvillimin e ofertave turistike në trekëndëshat e artë të atraksionit vlonjat: Vlorë- fshatrat e Lumit të Vlorës- Kaninë; Himarë- Kuç- Kanionet e Kurveleshit; Dukat- Tragjas- Radhimë, Vlorë-Himarë- Delvinë, etj.
4. Do të zbatojë një program të dedikuar për trajnimin e vazhdueshëm të personelit në fushën e turizmit në Vlorë
5. Do të rithemelojë Zyrat e Turizmit në bashkitë Vlorë, Sarandë dhe Himarë.
6. Do të rikualifikojë Qendrën Historike të Vlorës, për të lehtësuar aksesin në objektet dhe monumentet e shumta historike, duke e kthyer Vlorën në një Qytet Muzesh dhe Qendër Monumentale.
7. Do të nxisë turizmin kulturor.
8. Do të rikualifikojë Masterplanin për aksin Vlorë- Rradhimë- Orikum, dhe investojë në Ishullin e Zvërnecit.
9. Do të zhvillojë turizmin gjithëvjetor për zonën e mbrojtur Karaburun-Sazan.
10. Do të zhvillojë Agroturizmin në qark, duke orientuar dhe fokusuar financimet nga AZHBR dhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtare në fermat vlonjate me potencial të lartë zhvillimor.
Në takim folën biznesmenë të njohur të qytetit të Vlorës nga fusha të ndryshme.
Roland Haskaj foli për divesrifikimn e sektorëve turistikë, turizmin dentar, historik e kulturor dhe hartimin e një strategjie nga AKT.
Vilson Haxhiraj foli për gjithçka kanë bërë qeveritë e Partisë Demokratike në vite për turizmin dhe pse është i realizueshëm programi i saj që në mandatin e parë.
Elidon Nika diskutoi për infrastrukturën, furnizimin me ujë dhe energji elektrike në zonën Radhimë- Orikum.
Arjol Shero foli për gjobat që vënë tatimorët në kulmin e sezonit turistik, etj.
I falenderova pjesëmarrësit në takim, biznesmenët në fushën e turizmit dhe i garantova që programi i PD, përgjegjshmëria dhe angazhimet konkrete të kryetarit Basha do të jenë të tilla që problemeve të tyre do t’u japin zgjidhje që në mandatin e parë. Vlora është një qytet, me këmbët në det dhe kokën në mal mes reve; është një qytet ku turizmi mund të kthehet në asetin më të rëndësishëm të mirëqenies së tyre familjar e të qytetit, por edhe në një aset të rëndësishëm të zhvillimit të qytetit dhe Shqipërisë.
Shumë shpejt qytetarët vlonjatë do të kenë në dorë ofertën dhe programin e PD që po hartojmë posaçërisht për Vlorën.
Në 25 prill