Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur lidhur me rastin e Pukës, ku policia kapi një zyrtar të LSI duke shpërndarë fleta votimi, teksa në makinë kishte mbi 5 milionë lekë të vjetra.
Meta tha në “Opinion” se zyrtari i LSI të varet në mes të Pukës, duke shtuar se këtë rrugë do të ndjek dhe ai nëse cenohet procesi zgjedhor i 25 prillit.
Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.
Fevziu: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?
Meta: Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.
Fevziu: Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?
Meta: Po patjetër ato vajzat e LSI…
Karapanxho: Rasti i Pukës…
Meta: Kush është se s’e di.
Karapanxho: Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.
Meta: Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.
Fevziu: Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.
Meta: Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.