Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në njësinë nr.11 në Tiranë, ndërsa ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe biznese të ndryshme.
Basha ftoi qytetarët që të votojnë masivisht në 25 prill numrin 9. Basha premtoi se brenda 2 viteve sapo të vijë në pushtet qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve.
“Nëse unë nuk mbaj këto premtime, unë nuk vijë më pas 4 vitesh këtu që të kërkoj votën. Ne këto kemi në dorë, ne i kemi bërë detyrat. Ju keni detyrën që të votoni.”, tha Basha.
Basha ndalet nga një i ri që e pyet për legalizimin:
Basha: Ju përsëris ndjesën që se përmbyllëm ne procesin e legalizimit. Brenda dy viteve do mbyllim këtë proces. Do të marrim përsipër zgjidhjen e situatës. Dy vitet e ardhshme do të jenë përmbyllja e këtij procesi. Si ti ka dhe 200 e ca 300 mijë banesa të palegalizuara. Mos harroni që ai tjetri i nxori te bulevardi i ri familjet në 3 të mëngjesit me gaz lotsjellës, brenda kishte dhe fëmijë 3 e 5 vjeç. Këtë mos e harroni.
Një e moshuar i afrohet Bashës: Po presim sikur do na bjerë diçka nga qielli
Basha: Asgjë nuk bie nga qielli. Duhet të zgjidhni ju. Votoni për ndryshimin.
E moshuara: I ka ‘vdek’ nana, do votoj për 9.