Muzikanti shqiptar Eduard Derka, i njohur me emrin e artit “Eduard DB” ose “EDB” ndodhet sot pas hekurave të qelisë në Greqi dhe jeta e tij është në ‘fije të perit’.
35-vjeçari nga Lushnja është i dënuar në burgun në Koridall, Greqi me 15 vjet e 9 muaj me akuzën për grabitje
Xhaxhai i tij, Riza Derka foli sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku bëri të ditur se nipi nuk ka qenë invalid, por është bërë në burg nga dhuna e vazhdueshme. Ai rrëfeu se 35-vjeçari dergjet ne krevat me këmbën e thyer dhe me mpiksje gjaku në kokë.
“E kanë arrestuar se ka bërë vjedhje,. Por ai s’ka bërë vjedhje. Është dënuar me 15 vite, por nuk ka vjedhur. Ka tre vjet e gjysmë në burg. Kam mbi një muaj që kam folur për herë të fundit me të.
Më tha: ‘xhaxha jeta ime është në fije të perit. Nuk e di se si do shkojë puna, kërkoj ndihmë nga ti, nuk kam njeri tjetër’.
Ai ka mpiksje gjakut afër trurit mbrapa, ka dhe këmbën e thyer. E kanë çuar në spital, ka 24 orë që është në spital. Nuk tregon kush e ka rrahur. Ka kërkuar që ta çojnë te doktori për kokën, por i kanë thënë që nuk ka mjekë për të bërë operimin e kokës dhe shifra ishte shumë e lartë, 57 mijë euro”, bëri të ditur xhaxhai i tij.