Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm në njësinë bashkiake nr.4 në Tiranë.
Kryedemokrati është pritur nga banorët e zonës me duartrokitje, ndërkohë që disa të moshuara i janë afruar për të treguar shqetësimet e tyre.
Basha: I kemi dhe të shkurtër kandidatët për deputetë dhe mezi shihen.
E moshuara: jetoj me qira këtu. Burrin e kam të sëmurë dhe dua të më ofroni dializë këtu për të.
Basha: Mbajani numrin e telefonit zonjës. Zgjidhja vjen pas 25 prillit.
E moshuara: Po po, pas 2 2 prillit dua dhe unë
Një tjetër e moshuar i afrohet Bashës: Lulzim e ke emrin, lule bëje Shqipërinë
Basha: Të gjithë njerëzit e dinë fare mirë, që e vetmja mënyrë për të larguar këtë qeveri është të votoni numrin 9, për ndryshim.