Me rritjen e temperaturave, shumë vende të Evropës kanë njoftuar lehtësim të amsave të vendosura nga pandemia COVID-19.
Kryeministri i Belgjikës, ka njoftuar se vendi shpejt do të rihapë restorantet dhe baret, të cilat do të funksionojnë vetëm në ambientet e hapura. Vendimi vjen pasi rastet me COVID janë në ulje në këtë vend.
Po ashtu, edhe vendet e tjera përfshirë Zvicrën dhe Danimarkën kanë njoftuar lehtësim të masave të vendosura.
Një tablo e përgjithshme e situatës
Belgjika
Kryeministri belg Alexandër De Croo gjatë një konference shtypi theksoi se nga një takim shtatë orësh me udhëheqës lokal dhe ekspertë, u vendos që masat të lehtësohen.
“Duke parë që numri i infeksioneve është në ulje javët e fundit dhe shtrimet në spitale gjithashtu, vendosëm që të lehtësojmë masat”, deklaroi De Croo.
Belgjika gjithashtu do të heqë një ndalim të udhëtimeve jo-thelbësore jashtë vendit nga java tjetër, por qeveria vazhdon të këshillojë kundër udhëtimeve të tilla.
Pas një mbyllje tre-javore që mbuloi pushimet e Pashkëve, shkollat do të hapen përsëri të hënën e ardhshme, por disa klasa do të organizohen në distancë.
Gjithashtu, pronarët e dyqaneve jo-thelbësore do të lejohen të mirëpresin klientët pa takime nga 26 prill, kur sallonet e flokëve dhe dyqanet e tatuazheve mund të rihapen.
Një lehtësim i mëtejshëm i bllokimit pritet në qershor kur një shumicë e madhe e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç do të jenë vaksinuar.
Zvicra
Zvicra gjithashtu njoftoi se po lehtësonte masat, pavarësisht nga fakti që pandemia po përkeqësohet në vend.
Shkalla ditore e infeksionit është afërsisht ekuivalente me atë në Itali dhe Gjermani, por është nën mesataren e BE-së dhe tre herë më e ulët se në Francë.
Danimarka
Danimarka gradualisht do të lehtësojë rregullat për të udhëtuar jashtë vendit, duke synuar të lejojë udhëtarët evropianë të lëvizin pa karantinë nga fundi i qershorit.
Miratuar nga një shumicë gati e partive në parlament, plani parashikon katër faza midis 21 prillit dhe fundit të qershorit, me heqjen graduale të karantinës së detyrueshme në varësi të destinacionit.
Në dispozicion përmes një aplikacioni të sigurt, si dhe në formatin letër, aktualisht lejohet që njerëzit të hyjnë në biznese të caktuara të vogla, parukeri, sallone bukurie ose autoshkolla, duke provuar që bartësi ose është vaksinuar plotësisht, ose tashmë ka kontraktuar COVID-19 me një test pozitiv nga dy deri në dymbëdhjetë javë më parë, ose ka rezultuar negativ për më pak se 72 orë më parë.
Përveç rihapjes, e cila së shpejti do të lejojë danezët të kthehen në tarraca, kinema dhe muze, udhëtimet jashtë vendit tani janë përsëri të mundshme.