BallinaKryesoreTë gjithë jemi përfshirë në zgjedhje, të votojmë të gjithë

Të gjithë jemi përfshirë në zgjedhje, të votojmë të gjithë

spot_img
spot_img

Nga Flamur Hoxha

Nëse ne nuk merremi me politikë, politika merret me ne, nëse nuk votojmë ne për veten tonë, jetën e familjet tona, votojnë të tjerët për ne dhe ne nuk jemi as duhet të jemi dakort që të votojnë të tjerët për ne, ta lëmë fatin e jetën tonë në dorë të të tjerëve, të votës së të tjerëve.
I bejmë dëm vetes e jetës tonë nëse nuk shkojme të votojmë, nëse shmangemi nga votimet, nëse nuk marrim përgjegjësinë tonë, nëse nuk e ushtrojmë fuqinë tonë që e kemi vetem ditën e votimit.
Secili duhet ta dijë se është mbret i vetes së tij dhe vendos vete me voten e tij.
Miq, të gjithë jemi përfshirë në zgjedhje në një mënyrë a tjetër. Flasim për zgjedhjet, dëgjojmë për to, shkojmë në takime me kandidatë të ndryshëm.
Të gjithë presim të bëhet më mirë, të gjithë që nuk ndjehen të kënaqur e të përfaqësuar nga kjo qeveri mendojnë se duhet ndryshuar diçka. Ndryshimi për mirë apo për keq vjen vetem me zgjedhje. Ajo që duhet të bëjë secili është të marrë pjesë në ndryshimin e gjendjes, të votojë, nuk ndryshon gjendja ndryshe. Çdo shmangie nga votimi është pranim i gjendjes që kemi, do të thotë se jemi të kënaqur me këtë gjendje që kemi. Mos marrja pjesë në votim, është votim për këtë gjendje që kemi, është votim për këtë qeveri që kemi.
Pjesëmarrja në votime për të votuar pro ose kundër qeverisë duhet parë si detyrë e çdo njeriu.
Demokracia është pjesëmarrje dhe pjesëmarrja më e rëndësishme e qytetarit është të votojë. Nëse nuk voton qytetari do të thotë nuk e ushtron të drejten më themelore që ka, do të thotë e len veten e tij në duart e të tjerëve, nuk vendos dot asgjë për veten fatin e tij e të fëmijëve të tij.
Mendoj se asnjë nuk do të ishte dakort me zgjedhjen që bëjnë të tjerët për të.
Duke mos marrë pjesë në votime, ne pranojmë që për ne të vendosin të tjerët, pranojmë që për ne të vendosin ata që marrin pjesë në votime. Ne nuk duhet ta falim këtë të drejtë, nuk duhet të pranojmë të zgjedhin të tjerët për ne. Nëse 5 veta marrin pjesë në votime, pushtetin e fiton kush merr 3 vota dhe 4 vite duhet të durojmë pushtetin e tri votave, pushtetin e pakicave siç po e vuajmë kudo në pushtetin lokal. Ndaj të dalim të gjithë në votime e të mos e lëmë veten tonë e vendin tonë në duar pakicash, të asnjë lloj pakice.
Duke marrë pjesë në votime sa më shumë njerëz, jam i bindur se personi a partia që zgjidhet do të jetë më i miri dhe do të jetë natyrshëm edhe më i mbështetur.
Në demokraci qytetari votën e ka si armën e tij më të madhe dhe si pasurinë e tij më të çmueshme. Duhet ta ushtrojë këtë të drejtë, të votojë dhe me votën e tij të vendosë atë që deshiron.
Dëgjojmë shpesh njerëz snobë në dukje, indiferentë që thonë eh, ç’më duhet mua politika, qafën thefshin, njëlloj janë të gjithë etj etj. Këta njerëz gabojnë se nuk ndalen një moment e të mendojnë e të binden se ata vertetë mund të rrinë indiferentë, të mos votojnë, të jenë larg politikës, por ata duhet ta dinë mirë se politika merret përditë me to edhe pse ato nuk duan të merren me politikë, politika u hyn në jetën e punën e tyre, në familjen e tyre sepse gjithë vendimet për jetën tonë burojne nga politika, nga njerzit e politikës, taksat i cakton politika, udhën e zhvillimit e cakton politika…
Ndaj u bëj thirrje gjithë qytetarëve të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin vetë me votën e tyre.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular