Bujar Leskaj takim madhështor me rininë në Vlorë: Të rinjtë janë shpresa dhe forca që do të bëjnë të mundur ndryshimin
Mbi 700 të rinj e të reja anëtarë të FRPD Vlorë dhe të rinj të paangazhuar u mblodhën në Vlorë pêr të mbështetur PD. Drejtuesi i qarkut Vlorë Bujat Leskaj theksoi: “FRPD Vlorë ka qenë shembull i një fushate qytetare, plot ide e shpresë, shembull i një fushate me vizion.
Përgjatë fushatës keni qenë në ballë të entusiazmit qytetar, duke bindur jo vetëm prindërit tuaj, shokët tuaj, por edhe ne për përgjegjësinë që kemi përpara jush, në mënyrë që ta bëjmë së bashku Shqipërinë më të jetueshme e normale, ta bëjmë europiane, në radhë të parë për ju! Për të ardhmen tuaj!
Kryetari Basha në programin e tij rinisë i ka dhënë një prioritet të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rinisë jo vetëm në themelimin e PD dhe në ndryshimet e jashtëzakonshme historike të Shqipërisë, por edhe për shpresën që ka PD për rotacionin politik të 25 prillit, si dhe frymën e re në qeverisje nesër.”
Leskaj u përcjell të rinjve mesazhin: “Shiheni të ardhmen tuaj në Shqipëri! Shqipëria do të ndryshojë! Partia Demokratike në pushtet do t’i realizojë angazhimet, por edhe ju të kërkoni për gjithë ekipin e PD nesër në pushtet të bëjë realitet Ndryshimin!
Arma jonë në përballjen me të Keqen sot është Vota! Me Votë ndëshkoni të gjithë ata që në këto 8 vite ju kanë tallur e nëpërkëmbur, që ju kanë larguar, ju kanë vrarë shpresën!
Ndëshkoni me votë të gjithë ata që kërcënojnë prindërit e të afërmit tuaj me bukën e gojës! Ndëshkoni me votë ata që në këto tetë vite nuk bënë asgjë për ju e familjet tuaja, përveçse t’i varfëronin për t’u nëpërkëmbur dinjitetin, për t’u blerë votën e për t’i poshtëruar!
Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Do të fitojë me ju e për ju!”