BallinaKryesoreBujar Leskaj vlerë për Vlorën dhe Labërinë/ Nga Prof.Dr. Ago Nezha

Bujar Leskaj vlerë për Vlorën dhe Labërinë/ Nga Prof.Dr. Ago Nezha

spot_img
spot_img

Nga Prof.Dr. Ago Nezha

Dr. Bujar Leskaj, është vlonjati që në ADN-në e vet pulson gjaku i Vlorës dhe Labërisë. Labëria, ky oaz i madh i bujarisë, mirësisë, mikpritjes, trimërisë, besnikërisë, mençurisë dhe patriotizmës, është një minierë e madhe që sa herë të gërmosh zbulon gurë të çmuar që dalin sot dhe nga thellësia e shekujve. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, jo rastësisht është ngjitur në nivele të larta, por sepse në përbërjen e saj janë përfshirë intelektualë dhe personalitete pa dallime partiake, që përbëjnë një ansambël me vlera kombëtare. Një prej këtyre intelektualëve që dallon për angazhimin, investimin, altruizmin dhe përkushtimin ndaj Vlorës dhe Labërisë, është edhe anëtari i kryesisë të Shoqatës Labëria Bujar Leskaj. Ai, ka një kontribut të pasur për Vlorën dhe trevën e Labërisë me veprimtaritë e tija debutuese dhe investuese, patriotiko-kulturore, që kanë pasur ndikimin e tyre në argëtimin dhe gjallërimin e komunitetit lab. Bujar Leskaj, ku do ku ka punuar në të gjitha pozicionet drejtuese shtetërore, si Ministër i Kulturës dhe për më tepër si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit për shtatë vjet, ka treguar klasin e tij intelektual e qytetar, pa rënë preh e politikës dhe partisë ku militon. Në kompozimin e institucioneve përkatëse ai është udhëhequr nga parimi i meritokracisë, aftësisë, profesionalizmit, ndershmërisë dhe përkushtimit maksimal në punë dhe jo nga partishmëria dhe partitizmi ekstremist. Ky qëndrim është shprehje e formimit dhe botëkuptimit të Bujar Leskajt, që niset nga vlerat njerëzore, nga kualitetet e individit dhe jo nga oportunitetet partiake. Është ndër të vetmit te Partia Demokratike, që larg paragjykimeve, cinizmit dhe nihilizmit, ka një kontribut të çmuar te Shoqata Labëria, ndryshe nga shumë liderë të së djathtës. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, ka në përbërjen e saj në cilësinë e anëtarëve të kryesisë së shoqatës disa personalitete me veprimtari dhe bindje të djathta, duke filluar nga nën\ Kryetari i Shoqatës Labëria Dr. Robert Çelo, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Gjirokastrës, Daut Gumeni, Agim Mero, Hasan Halili, e shumë të tjerë si dhe thuajse gjysmën e kryetarëve të degëve të shoqatave në rrethe duke filluar nga Gjirokastra, Saranda, Durrësi etj. Këta personalitete dhe shumë pjesëtarë të së djathtës që janë pjesmarrës në shoqatat dhe forumet e rretheve kanë dhënë dhe japin një kontribut të shquar në gjallërimin, forcimin dhe emancipimin e Shoqatës Labëria. Dr. Bujar Leskaj, ka treguar vëmendje për përjetësimin e figurave të shquara të kombit dhe të historisë kombëtare. Mjafton të kujtojmë vendosjen e monumentit madhështor të krijuesit të kombit shqiptar Ismail Qemalit, në sheshin kryesor të Prishtinës, me kontributin e biznesmenëve vlonjat të ideuar nga Bujar Leskaj. Monumente të babait të pavarësisë plakut të Vlorës Ismail Qemali, janë vendosur dhe në Kotë e Drashovicë të Vlorës me kontributin e Bujar Leskaj e Ardian Resulit. Kjo ndodh në një kohë që në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk ka një monument madhështor e një shesh kryesor me emrin e Ismail Qemalit. Për turpin e Shqipërisë në 100 vjetorin e Pavarësisë, qeveria Berisha mori një monument me basoreliev të thyer që i kishin rënë dhe gërmat e emrit tepër diskreditues për imazhin e një vendi me një histori të lashtë) dhe u vendos pranë një bunkeri përballë Kryeministrisë, si për t’i thënë Ismail Qemalit, ja ky është shteti që u ke lënë trashëgimi antishqiptarëve. Në nderim të ditës së Pavarësisë, qeveria vendosi monumentin e Zogut ne bulevardin kryesor, që e ka pagëzuar bulevardi “Zogu i parë”.

Bujar Leskaj, ka një kontribut të veçantë jo vetëm për njohjen dhe transmetimin e historisë brezave më të rinj, por edhe për sponsorizimin dhe promovimin e grupeve polifonike të Labërisë në aktivitete patriotike e kulturore të shoqatës Labëria. Edhe në shumë raste të veprimtarive historike, patriotike apo kulturore të shoqatës, grupet e Labërisë kanë qënë prezentë me përkujdesjen dhe investimin që ka bërë labi pasionat Bujar Leskaj.

Bujar Leskaj, është intelektuali që lexon shumë, shkruan artikuj publicistik dhe ka botuar disa libra si autor dhe ka lënë një trashëgimi unikale, historike dhe kulturore në Kontrollin e Lartë të Shtetit duke modeluar një praktikë që nuk ekzistonte më parë në këtë institucion. Dr. Bujar Leskaj është një vlerë jo vetëm për Vlorën, Labërinë, por edhe për demokracinë. Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, i ka të dy krahët e shqiponjës edhe të majtën edhe të djathtën dhe kreun e trupit të shqiponjës. Është ky profil i shoqatës Labëria, që e ka bërë atë model në morinë e shoqatave dhe është nderuar me titullin e lartë nga Presidenti i Republikës “Nderi i Kombit”.

S’ka rëndësi se kush do fitojë më 25 Prill, kandidatët për deputetë si Dr. Bujar Leskaj nga e djathta apo Vullnet Sinaj nga e majta, anëtarë të kryesisë të Shoqatës Labëria, si bij të Vlorës janë zëdhënës e mbrojtës të interesave të Vlorës dhe trevës të Labërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular