Policia e Korçës arrestoi një 41-vjeçar i cili u kap me armë zjarri që e mbante në një ambient në pronësi të tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë intensifikuar kontrollet dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, “mësynë” në pronën e shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë.
“Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.