Në një intervistë për Fax News, Ivi Kaso tregon se si do të jenë të organizuar strukturat e PD-së për vëzhgimin dhe numërimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Kaso deklaron se për shkak të përgjegjesive që Kodi Zgjedhor u përcakton partive te mëdha, që kanë më shumë mandate në parlament, kanë përgjegjesi të drejtpërdrejta për sa i perket propozimit dhe emërimit të komisionerëve, por edhe për pjesën e numerimit
“Gjatë procesit të votimit por edhe numerimit do percaktohen vëzhgues në qëndrat e votimit dhe në vendin e numerimit të votave, vecanarisht ksaj radhe PD është siguruar që jo vetëm të këtë një ekip të plotë komisioneresh që do menxhoje procesin dhe numërimin por edhe te vezhgojë procesin e votimit në cdo hallkë”, thotë Kaso.
Për Fax News Kaso tregon se procesi i vëzhgimit do fillojë që jashtë ambienteve te votimit sepse kodi për herë të parë përcakton rregulla të qarta se kush do qendrojë edhe jashtë ambientit të qëndrës votimit, dhe se e gjitha kjo bëhet për sigurinë që të mos ketë elementë që trysnojnë dhe u bëjnë presion zgjedhësve, ndërsa procesi i kutive te numërimit, do të ndiqet nga numërues që Partia Demokratike ka përcaktuar.
Rreth pyetjes nga gazetarja e Fax News për mënyrën se si janë kordinuar PD-ja me partitë e tjera të koalicionit për vendosjen e vëzhguesve dhe numëruesve Kaso thotë se: “Partitë pjesëtare të koalicionit tonë që janë të përfaqësuar me personalitete në listën që u është paraqitur zgjedhësve, kanë të drejtë që të sjellin prane PD edhe emrat e tyre për vëshgues ku nga pikëpamja territoriale kanë zhvilluar fushatën e tyre, më pas është përgjegjësi e përbashkët në harmoninë e procesit, duke mos kaluar numrin ligjor prej tre vëzhguesve në çdo tavolinë votimi”,
“Nëse do kemi procese me probleme votimi, i drejtohemi komisionit te qendrës së votimit dhe sinjalizohet në strukturat partiake. Nëse shkeljet kanë të bëjnë me procesin e numërimit ose prezenca e personave ne vendet e numerimit te personave të paautorizuar, këto shkelje i percillen KZAZ-së përkatëse që është prezente në procesin e numërimit , e njëjta gjë vlen edhe për shkeljet e nje natyre tjetër, që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e votimit apo numërimit të cila. Ne do të sigurojmë që shqiptarët në 25 prill të votojnë të qetë dhe të pa trysnuar nga askush,” deklaroi për Fax News Ivi Kaso.