Galatasaray ka fituar sot jashtë fushë në Izmir përballë ekipit vendas duke vazhduar kështu garën për titull që për momentin sheh Besiktas në vend të parë me 71 pikë dhe i shkëputur nga Fenerbahce 5 pikë dhe Galata 6 pikë.
E megjithatë, pavarësisht humbjes, skuadra e Goztepe, që ishte pritëse, ka shënuar padiskutim golin e vitit.
Një gjest që do të vlerësohet edhe kur të merret parasysh Çmimi Puskas
U deshën 9 minuta që Diabate të bënte nje gol spektakolar dhe fantastik për nga mënyra e realizimit, mbase edhe ai vetë ndoshta nuk e kishte imagjinuar…
Një gjysmëroveshatë dhe hedhje gërshërë që e ka dërguar topin fort dhe shpejt në rrjetë… E pamundur për asnjë portier në botë të mund ta shmangte!