Një sherr me protagonistë disa persona ka ndodhur pranë zyrave të LSI në Sauk, ku si pasoja kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë Roland dhe Oltjan Doka. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb”, se autorët ende nuk janë identifikuar nga policia. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.