Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i futar në emisionin B92, në rubrikën ‘Fokues’ ka folur për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipër
Sipas sondazheve që ka parë Vuçiç, duke theksuar se ai ndjek sondazhe serioze, thekson se diferenca mes palëve është vetëm 1-3%.
‘Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.’ka thënë Vuçiç
Për Vuçiçin, pas liderit të opozitës, Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Berisha, dhe sipas tij ata duan Shqipëri Etnike.
Madje ai shton se është krenar që po i pengon.
‘Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.’ ka thënë Vuçiq.
Ai ka konfirmuar se është kundër bashkimi të Kosovës me Shqipërinë.
‘Unë nuk mund të pajtohem me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, unë duhet të respektoj integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës’, tha Vuçiç.