BallinaKronikeI biri iu plagos brenda zyrës elektorale të PD, flet babai: Të...

I biri iu plagos brenda zyrës elektorale të PD, flet babai: Të traumatizuar! Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës

spot_img
spot_img

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit. Dhe djali ka lindur me PD-në”.

Kështu deklaron babai i Bledar Okshtunit, 27-vjeçarit që u plagos sot me armë zjarri në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë.

Babai i të plagosurit, mes tensioneve dhe merakut për shëndetin e të birit, tregoi se ngjarja kishte ndodhur brenda shtabit elektoral, atje ku mblidheshin në çdo kohë. Mes të tjerash ai pohoi se djali kishte marrë një plumb në këmbë dhe se ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu i moshuari tha se nuk kanë konflikte personale me askënd, ndërsa shtoi se nuk do të reshtin së mbështeturit PD-në.

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Jam demokrat që prej fillimit edhe djali ka lindur demokrat. Jemi të angazhuar si fis pranë PD-së. Unë mësova se ngjarja ka ndodhur brenda në shtabin elektoral, ku ne qëndrojmë për çdo ditë. Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës dhe nuk tërhiqemi para asnjë presioni. Djali është mirë, ka vetëm një plumb në këmbë. Ne si familje do vazhdojmë të jemi me PD. S’dua të komentoj në lidhje me agresorët, por ne nuk kemi konflikte personale me askënd. Nuk dimë se ça ka ndodhur mirë.”, tha babai i të plagosurit teksa qëndronte jashtë ambienteve të spitalit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular