Në studion e “Tempora” në RTV Ora publikohen të dhënat e sondazhit e fundit në nivel kombëtar para të dielës së zgjedhjeve . Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga 25 prilli, këto të dhëna janë një fotografi e freskët e situatës politike.
”Fushata elektorale spostoi shumë vota. Si PS dhe PD kanë ndrysuar shumë orientimin e votës. Është një fushatë elektorale që po funksionon shumë” tha Noto duke nënvizuar se të pavendosurit janë akoma të shumtë dhe rezultati i 25 prillit është akoma i hapur
“Të dhënat e fundit kanë ardhur mbrëmë vonë. Në ditën e sotme sondazhi është përpunuar. Kemi një fotografi të freskët të ditëve të fundit. 18- 20 % të pavendosur janë një nivel shumë i lartë” u shpreh Noto.Në qarkun e Fierit duket se PS do të dominojë sërish votën e këtij qarku në 25 prill. Sipas të dhënave nga Antonio Nota në RTV Ora, PS merr 50-54% të votave. Konvertuar në mandate do të thotë 8-9 mandate.
Ndërsa PD-AN merr 38-42% të votave, e përkthyer në mandate, varion nga 6-7. Ndërkohë, LSI sipas të anketuarve merr 3-7 mandate në këtë qark, ose 0-1 mandat.
Krahasuar me vitin 2017, PS ka rënë me 5.2%, PD dhe aleatët është rritur me 10.4%, dhe LSI ka rënë me 6.7%.
Partitë e tjera në këtë qark marrin 1-3%, ndërsa Nisma thurje 0-2%, por asnjëra nuk përkthehet në një mandat deputeti.