Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me gratë në Tiranë, me të cilat ka diskutuar mbi problematikat e jetës së tyre të përditshme.
Mes të tjerash, gratë dhe nënat e Tiranës i kanë thënë Bashës se do ta mbështesin më 25 prill, pasi duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe për Shqipërinë Evropiane.
Pjesë nga diskutimet e takimit:
Ina Buzi: Përshëndetje! Përshëndetje zonja, nëna, përshëndes dhe mamin tim që po më shikon nga televizori. Unë jam Ina Buzi, jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem, por pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim, dua të bëhem një juriste e shkëlqyer si ju zoti Basha. Dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tim dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin.
Qytetarja: Përshëndetje! Përshëndes të gjitha nënat që ndodhen aktualisht prezentë. Unë jam vet një nën me dy fëmijë. Jam nëna e Orik 4 vjeç dhe Oliver vetëm 10 muaj. Si çdo nënë, besoj edhe unë çdo ditë kam dyshimet e mia. A kam bërë vërtet unë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi? A është vërtet vendi im ai që m’i ofron të gjitha këto mundësi, apo mos ndoshta vallë. Unë kam bërë gabim. Një gabim i cili çdo nënë e gjykon vet. A po bëjmë më të mirën për arsimimin e fëmijëve të mi? Për shëndetin e tyre, për të ardhmen e tyre. Fëmijët e mi, si fëmijët tuaj, janë e ardhmja e këtij vendi. Unë shpresoj shumë tek zoti Basha. Vendi ynë ka nevojë për një rizgjim. Shqipëria nuk mund të jetë vetëm pjesë e Europës fizikisht. Ne duam të jemi në Europë. Ne duam që fëmijët tanë të kenë të ardhmen që çdo bashkëmoshatarë i tyre ka në Europë. Prandaj, nëna të dashur, motra të dashura kudo që ndodheni, bëni zgjedhjen për fëmijët tuaj. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kush më mirë se zoti Basha mund të na e ofrojë një të tillë. Shqipëria ka nevojë për fitore, për një ndryshim rrënjësor, të zgjohemi nga gjumi letargjik ku kemi rënë. Fitore! Fitore! Votoni numrin 9! Faleminderit!
Elmira Qokaj: Unë quhem Elmira Qokaj, njësia 11. vij nga radhët e Partisë Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste. Faleminderit! Faleminderit! Jam këtu sot për të mbështetur zoti Basha dhe Partinë Demokratike. Pse do të thoni ju? Sepse unë mbi të gjitha jam nënë dhe dua më të mirën për fëmijët e mi, për shëndetësinë, për arsimin e tyre që të nesërmen e tyre mos të ikin jashtë vendit por të qëndrojnë të jetojnë këtu në Shqipëri. Për një të ardhme më të mirë që besoj se është më mirë me Partinë Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës për gruan shqiptare, për familjen shqiptare. Ju ftoj të gjithëve që më datë 25 prill të votoni Partinë Demokratike për të ardhmen e fëmijëve tanë. Suksese dhe ju uroj fitore. Faleminderit.
Elida Xherai: Përshëndetje zoti Basha! Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Elida Xherai, nënë e dy vajzave, njëra prej të cilave ka emigruar në Amerikë para 4 vjetësh. Ajo sot ka një vajzë të vogël 2 vjeçe të cilën unë e kam parë veç njëherë. Gjithashtu kam vajzën tjetër, e cila në këtë periudhë të vështirë pandemie është munduar të largohet tre herë nga Shqipëria për në Gjermani, por nuk ka mundur pasi kufijtë janë të mundur. Ajo më thotë mama pse më le këtu. Mami unë këtu s’kam asnjë të ardhme. Mami ky vend nuk mund të bëhet. Ne nga ju z. Basha kërkojmë që të jepni më të mirën për rininë tonë që ajo të qëndroj këtu dhe jo të largohet nëpër vendet e botës. Ndaj i ftoj të gjitha nënat, motrat, vajzat, gratë, me datë 25, të votojnë numrin 9. Votoni Partinë Demokratike. Votoni Lulzim Bashën!
Sebastiana Bytyçi: Përshëndetje të gjithëve. Përshëndetje z. Kryetar. Quhem Sebastiana Bytyçi jam një sipërmarrëse e re, drejtoj një kompani fason prej 120 punonjësish të cilët them të drejtën po kalojmë një periudhë shumë të vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson një sektor shumë të madh grash të cilët kanë kaluar probleme, vështirësi nga të gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill , presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse , kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe. Faleminderit!
Lulzim Basha: Të dashura zonja dhe zonjusha, të dashura nëna, bashkëshorte, vajza dhe motra . Gjatë këtyre javëve kam patur rastin të takoj shumë prej jush anembanë vendit dhe ajo që kam dëgjuar nuk ndryshon shumë nga çfarë një grua në Sarandë, një bashkëshorte në Elbasan, një sipërmarrëse në Tiranë apo në Durrës, një e papunë në Lezhë, një pedagoge në Shkodër apo një fermerë në Kukës apo në Elbasan më thotë. Jemi të braktisura e të harruara, jemi të lëna pas dore këto tetë vite. Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Një shoqëri e cila përbëhet nga burra dhe gra , ku gjysma e shoqërisë janë gratë të cilat mbajnë dyfishin e peshës , qoftë kjo përmes punës kur janë të punësuara dhe pastaj punës së dyfishtë për të rritur fëmijët. Dhe kur janë të papunësuara dhe vuajnë dyfish sfidën , dhimbjen, vuajtjen e sigurisë se bukës së gojës për familjen, pra gruaja shqiptare mban dyfishin e peshës dhe ka patur më pak së gjysmë e përkrahjes . Kjo do të thotë që ne jemi një shoqëri që kemi humbur ekuilibrin dhe një shoqëri që ka humbur ekuilibrin nuk mund të ecë përpara. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për tu larguar nga vatrat e tyre. Të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Kush më shumë e ka vuajtur këto tetë vite dështimi përdorje si fasadë, si numër për të mbuluar dështimet e burrit? Kush nga ju nuk e di, që një nga problemet kronike të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, siç është dhuna në familje, i ka rrënjët tek varfëria, i ka rrënjët tek dështimi ekonomik, i ka rrënjët tek papunësia që sjell pastaj të gjitha problemet e tjera sociale. 8 vite të mbushura me dështime, nuk kanë rënduar askënd, më shumë se sa gratë dhe vajzat e Shqipërisë. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju.