BallinaBotaXi Jinping-u: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm

Xi Jinping-u: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm

spot_img
spot_img

Në fjalimin e mbajtur të martën në ceremoninë e hapjes të mbledhjes vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se, pavarësisht se sa shumë zhvillohet, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm, ekspansion, sfera influence dhe garë armatimi. Kina do të vazhdojë të jetë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje gjithashtu se në marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, në plan të parë duhet të vihen barazia, respekti e besimi i ndërsjellë, ndërsa diktati dhe ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera janë jopopullore. Duhet të promovohen paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia e liria dhe të nxiten shkëmbimet midis qytetërimeve të ndryshme, për të çuar përpara qytetërimin njerëzor. (Foto nga VCG)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular