Nga krijimi te dështimi i madh. Gjithçka zgjati pak, por në 48 orët e saj Super League u shoqërua me ngjarje sa për një vit të tërë. Ishin pikërisht këto ngjarje, publike dhe të fshehta, që sollën fundin e projektit të ideuar dhe dizenjuar nga disa prej “gjigandëve” të futbollit europian. Pavarësisht statusit të tyre, nuk mund t’i rezistonin presionit nga të gjitha krahët.
![2. Vdekja E Futbollit Te Gjithe Kunder Super League, Uefa Kercenon Rebelet Me Perjashtim](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/2.-VDEKJA-E-FUTBOLLIT-TE-GJITHE-KUNDER-SUPER-LEAGUE-UEFA-KERCENON-REBELET-ME-PERJASHTIM-1-525x350.jpg)
Si fillim UEFA dhe FIFA mblodhën rreth vetes të gjithë pjesën tjetër të familjes së futbollit, Federata dhe klubet e tjerë jashtë Super League. Qeveritë e futbollit kërcënuan me përjashtim klubet themeluese dhe futbollistët e tyre.
![Aj Boris Footy Comp](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/aj-boris-footy-comp-525x350.jpg)
Edhe politika bëri punën e saj. Liderët europianë si kryministi anglez, Boris Johson, ai italian Mario Dragi dhe presidenti francez Manuel Macron sulmuan publikisht turneun e sapo lindur. Por sipas gjasave, në fshehtësi, ata i ngritën në një tjetër nivel kërcënimet për klubet themelues. Këta të fundit nuk kishin llogaritur, që të kishin kundër edhe vartësit e tyre.
![Screenshot 2021 04 20 At 153704](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/screenshot-2021-04-20-at-153704-289x350.png)
Emrat e mëdhenj të trainingut, I pari Jurgen Klopp dhe më pas Pep Guardiola thanë fjalën e tyre, duke marrë krahun e më të dobëtve dhe tifozëve që në fillim në rrjetet sociale dhe më pas në rrugë protestuan të bindur se po iu vidhej diçka që iu përkiste dhe e jetonin me pasion.
![Nintchdbpict000648594557](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/NINTCHDBPICT000648594557-525x350.jpg)
Në të njëjtin front morën vendin e tyre edhe futbollistët. Shumë prej tyre në rrjetet sociale kundërshtuan krijimin e ri, ndërsa të tjerë si ata të Liverpool dolën me një komunikatë për mediat.
![Ezcv0vmxmaaexrm](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/EzcV0VMXMAAeXRM-350x350.jpg)
I fortë dhe kundër ishte që në fillim reagimi mediatik, që e cilësoi Super League si “vdekjen e futbollit”.
![3. Lufta E Te Pasurve Mediat Nderkombetare Votojne Kunder, Akt Kriminal Kunder Tifozeve](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/3.-LUFTA-E-TE-PASURVE-MEDIAT-NDERKOMBETARE-VOTOJNE-KUNDER-AKT-KRIMINAL-KUNDER-TIFOZEVE-583x350.jpg)
Përballë një presioni të madh, Super League nisi të shkërmoqej. Manchester City ishte i pari që u tërhoq, ndërsa më pas të njëjtën rrugë ndoqën në një tjetër “Brexit” edhe pesë klubet e tjerë anglezë.
![42007032 9492525 Image A 41 1618950848671](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/42007032-9492525-image-a-41_1618950848671-436x350.jpg)
Kjo krijoi një efekt domino. Nga klubet spanjollë ishte Atletico Madrid që u largua, ndërsa nga italianët Inter doli I pari nga loja.
![Ezftoftxiaea S1](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/EzfTOFTXIAEA-s1-443x350.jpg)
Nuk mund të bënin asgjë themeluesit më stoikë, që pas një mbedhje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës vulosën fundin e projektit të tyre, që rrezikon të khehet në një njollë të errët në historinë e futbollit.