Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.
Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani
Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS.
Në gjendje të rëndë është Eltjon Bodinaku, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, që mbeti i vdekur nga breshëria e armëve sot në Elbasan.
Janë plagosur:
Emiljano Prenga, 39 vjeç
Pavlo Vuksani, 50 vjeç
Eltjon Bodinaku, 32 vjeç
Xhensila Sota, 27 vjeçe (punonjëse e policisë).
Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani